Një pastor i zënë me shkrimin e predikimit të përsosur nuk arrin të kuptojë se gruaja e tij ka një lidhje jashtë-martesore dhe fëmijët e tij kanë probleme.
Kreigu dhe Dej Deji janë shpërngulur nga shtëpia e prindërve të tyre dhe jetojnë në shtëpizë më vete. Kushërinjtë punojnë te një dyqan vendas si roje sigurimi. Kur shtëpia e tyre grabitet në festën e Krishtlindjeve, ata bashkohen për të gjetur e kapur grabitësin.
Në vitin 1933 në New York, një prodhues filmi tepër ambicioz, bashkë me ekipin e tij detyrohet të hidhet në ekuipazhin e një anije, për të udhëtuar në një ishull misterioz, ku ndeshen me Kong-un, një majmun gjigand, i cili bie në dashuri me protagonisten kryesore, zonjushën Ann Darrow.
Një ish-polic kthehet në Los Angeles dhe merr përsipër një rast të një prerësi diamanti të humbur që e çon atë në një aventurë dashurie edhe në distriktin e bizhuterive të ditëve të sotme.
Ish-spiunët Gregorio dhe Ingrid Kortez, tani prindër, detyrohen të dalin në detyrë për të shpëtuar kolegët e tyre spiunë që po zhduken. Kur edhe ata zhduken, për fat të keq u takon fëmijëve të tyre që ti shpëtojnë.
Pas një ndodhie gjatë verës, Melinda, një vajzë në vitin e parë të shkollë së mesme përçmohet nga shoqet e saj të vjetra, ndërsa prindërit e saj janë shumë të zënë me punë, prandaj ajo mbyllet në vetvete dhe nis të mos flasë.
Xhoni zbulon një skedë skicë midis pasurive të fundit të gruas së tij. Tani ai është i shtyrë të zbulojë misterin pas vdekjes së gruas së tij dhe lidhjen e tij me gjëra të çuditshme që ndodhin në një qytet 400 milje larg.
Pas 12 vitesh burg, Ualter kthehet në shtëpi. Pak njerëz e dinë se ai është një dhunues seksual dhe pedofil. Ai vizitohet rregullisht nga oficeri i tij i lirimit me kusht, fillon punë në një fabrikë druri dhe fillon të takojë një kolege. Ndërsa e kaluara del në shesh, ai nis një miqësi me rrezikshmëri të lartë me një vajzë të vogël dhe kupton se një burrë që endet pranë një oborri shkolle është një ngacmues fëmijësh në kërkim të viktimës së radhës.
Buddy, një njeri i rritur mes kukudhëve në Polin e Veriut. Kur zbulon se nuk është një kukudh, ai udhëton në Nju Jork për të kërkuar babanë e tij biologjik.
Të bllokuar në një motel të shkretë në Nevada gjatë një stuhie të keqe shiu, dhjetë të panjohur njihen me njëri-tjetrin kur kuptojnë se po vriten një nga një.
Aventurierja Lara Croft shkon në një kërkim për të shpëtuar Kutinë mitike të Pandorës para një shkencëtari të keq dhe rekruton një ish-Marins të kthyer në mercenar për ta ndihmuar.
Linkoln Siks-Eko është resident i një baze në vitin 2019. Si gjithë të tjerët ai shpreson që të përzgjidhet për të shkuar në Ishull, i cili është vendi i fundit i pakontaminuar në planet. Por shpejt do të zbulojë se gjithçka rreth ekzistencës së tij ka qenë gënjeshtër...
Një vajzë e re dhe pa prindër birëson një 'qen' nga paundi vendas,
plotësisht e pavetëdijshme se është një eksperiment i rrezikshëm shkencor që është strehuar në Tokë dhe tani fshihet nga krijuesi i tij dhe nga ata që e shohin atë si një kërcënim.
Me ndihmën e miqve të tij, një tutor nga Memfis përpiqet të bëhet një repist suksesshëm. Dhe kur dëgjon se superylli i hip-hop Skini Blek do të vijë në qytet, ai përpiqet që të tëheqë vemendjen e tij.
Grejsi Hart e braktis jetën si agjente për tu bërë fytyra simbolike e FBI-së. Por kur Çeril Freziërin dhe Sten Filldsin i rrëmbejnë, Grejs është e vendosur t’i shpëtojë me ndihmën e partneres së saj, e cila nuk është fort e gatshme.
Mia Termopolis sapo ka zbuluar se është trashëgimtarja e fronit të Gjenovës. Me miqtë e saj Lili dhe Majkëll Moskoviç, ajo përpiqet të vazhdojë pjesën tjetër të vitit të gjashtëmbëdhjetë të jetës së saj.
Tri javë pas zhdukjes së katër shokëve të një shkolle, e vetmja e mbijetuar tregon gjithë historinë e tragjedisë. Veçse, historia e saj ka shumë versione, të cilat janë shumë ndryshe dhe ku akuzohen edhe persona të tjerë. Por, si është e vërteta? Kush është fajtor për zhdukjen e mistershme të studentëve dhe për tmerret që kaluan ata?
Një skuadër ushtarësh britanikë në stërvitje në shkretëtirën e vetmuar skoceze gjejnë një kapiten të Forcave Speciale të plagosur dhe mbetjet e ekipit të tij. Teksa takojnë me zoologen Megan, zbulojnë se ujqërit janë aktivë në rajon. Ata duhet të përgatiten për disa veprime pasi atë natë, do të ketë një hënë të plotë!
Historia e vërtetë e Hërb Bruks. Një ish lojtar i kthyer në trajner i cili drejtoi skuadrën Amerikane Olimpike të vitit 1980 në një sukses të madh kundër skuadrës së pamposhtur të Bashkimit Sovjetik.